Lajmet e fundit

Hoxhaj: Në vitin 2016, Thaçi kandidon për President (Video)

”Në vitin 2016 ne do ta kemi përfundimisht një President të ri ku prej pikëpamjes së PDK-së dhe koalicionit qeverisës duhet të jetë Hashim Thaçi”.

Kështu është shprehur Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ku sipas tij, pavarësisht cfarë mendojnë disa kolegë opozitarë thaci është një figurë historike dhe është një njeri me të cilin lidhet e kaluara e këtij vendit.

“Ardhja e Thacit në pozitën e presidentit në një kohë kritike për ne do të jetë mbushje e një istitucionit me lidership dhe vizion”, ka thënë Hoxhaj.

I pyetur se cfarë mendon për kundërshtimin e deputetëve të LDK-së që Hashim Thaci të zgjedhet president, Hoxhaj tha se mund të ketë deputet që mund të ketë opinione të ndryshem por mendoj që marrëveshja duhet të zbatohet dhe Thaci të jetë në pozitën e presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.