Lajmet e fundit

Hoxhaj: Nuk ka kuptim normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë kur ata nxisin urrejtje

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj fushatës negative të Serbisë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO pak ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme
Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se nuk ka kuptim kurrfarë nornalizimi me Serbinë kur të gjitha institucionet serbe po nxisin urrejtje.

“Cfarë normalizimi kur Presidenti i Serbisë, Qeveria dhe Kisha ortodokse përpiqen ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO përmes nxitjes së urrejtjes” ka shkruar Hoxhaj.

Disa ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj agjencie të OKB-së, është shtuar dukshëm aktiviteti lobues nga të dyja vendet ndërsa Serbia po përdor edhe gjuhë të urrejtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.