Lajmet e fundit
Hoxhaj: Serbia duhet të bëjë më shumë

Hoxhaj: Serbia duhet të bëjë më shumë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pret që në veri, në zgjedhje të ketë një pjesëmarrje prej 30 për qind të qytetarëve serbë.

Në intervisten për gazetën austriake Der Standard Hoxhaj ka theksuar se “Beogradi nuk ka shpërbërë të gjitha strukturat në veri dhe se disa prej tyre ende po i mbështet dhe ato tani po operojnë nga shtëpitë private”.

Hoxhaj, gjithashtu, ka theksuar se “Beogradi po ushtron trysni tek serbët e Kosovës, të cilët kanë qenë pjesë e jetës publike dhe institucioneve të Kosovës dhe se ata po përpiqen të mbështesin ata serbë që janë kundër shtetësisë së Kosovës”, transmeton RTK.

Leave a Reply

Your email address will not be published.