Lajmet e fundit
Hulumtimi: Shumicën e komunave serbe do t’i fitojë SLS-ja

Hulumtimi: Shumicën e komunave serbe do t’i fitojë SLS-ja

Një hulumtim i që është realizuar në 6 komunat me shumicë serbe tregon se pjesëmarrja e minoritetit serb në zgjedhjet lokale do të jetë në përqindje të madhe.

Hulumtimi i kryer nga kompania “Events Cansalting” në 6 komunat me shumicë serbe, Graqanicë, Novobërdë, Shtërpcë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug, tregon  se disponimi i serbëve për të dalë në zgjedhje është i mirë.

Menaxheri i projektit Fatmir Sheholli tregon për standardi.info se për hulumtim janë anketuar 2 mijë e 600 e 6 persona, prej tyre 2 mijë e 100 serb, 485 shqiptarë dhe 21 romë.

“Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve 30 për qind kanë qenë femra, përkthyer në numra 782 femra”, tha Sheholli.

Sipas hulumtimit në Ranillug Millan Aritonoviq me SNPK do të dalë fituese e zgjedhjeve me 40.8 për qind të votave, që pasohet nga Gradimir Mikiq i GL “Srpska” me 36.7 për qind dhe Radojica Gjokiq me 22.5 për qind.

Në Ranillug janë anketuar 201 respodentë, ku 100 për qind kanë qenë të etnitetit serb dhe 70 për qind meshkuj, 30 për qind femra. Në Ranillug vërehet se kryetari aktual, Gradimir Mikiq, nuk është në epërsi ndaj rivalëve të tij. Pjesëmarrja në këtë komunë sipas hulumtimit pritet të jetë rreth 85 për qind.

Në bazë të këtij hulumtimi Novobërdën do ta fitojë Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidatin e tyre Bajrush Ymerin, që pritet t’i marr mbi 30 për qind të votave.

22 për qind të votave në Novobërdë pritet t’i  fitojë Partia GL “Srpska”.  Në vendin e tretë me 11.5  për qind SLS me kandidatin Ranko Makiq. Ndërsa PDK-ja renditet krejt në fund me 0.4 për qind të votave me kandidatin e saj Nazmi Sijarina.

Në Kllokot sipas këtij hulumtimi pritet të fitojë SLS-ja me 38.8 për qind e pasuar nga Gl “Srpska” me 29.2 për qind.

Në komunën e Parteshit pritet të fitojë prapë SLS-ja me mbi 45 për qind të votave, ndërsa me 22 për qind Gl “Srpska”. Për këtë rezultat në Partesh janë intervistuar 201 respodentë dhe pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë afër 90 për qind.

Graqanicën sipas këtij hulumtimi pritet ta udhëheq SKS-ja me Bojan Stojanoviçin që pritet t’i fitojë mbi 55 për qind të votave. Pas saj renditet “Srspka” me 29 për qind dhe krejt në fund PDK-ja me 1.4 për qind.

Komunën e Shtërpcës do ta fitojë SLS me Bratislav Nikoliq që do t’i fitojë mbi 40 për qind të votave e dyta “Srpska” me 26 për qind e treta në Shtërpcë është Vetëvendosja me 12 për qind , AAK me 7.9 për qind dhe e fundit PDK-ja me 3.0 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published.