Verity Sanford nga Londra, është një grua 32 vjeçe, që ka arritur objektivin e saj, jo me pak sakrifica; brenda një viti ka humbur 50 kg të peshës trupore, për ti ngjarë idhullit të saj, Kim Kardashian.
Për shumë femra, Kim Kardashian është një burim frymëzimi, edhe në momentet e vështira, sepse ajo ka një mendje të mprehtë për biznes dhe forma trupore të lakmueshme.
“E adhuroj stilin e saj. Kam varur fotot e Kim Kardashian tek dollapi i veshjeve të mia dhe tek frigoriferi, për të ruajtur përqendrimin dhe motivimin. Të njëjtën gjë kam bërë edhe me ekranin e kompjuterit dhe celularit”, tha 32-vjeçarja.