Një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një qendër emigrantësh në lindje të Gjermanisë, në qytetin Saalfeld.
Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila tha se nuk dihen shkaqet e flakëve masive. Identitieti i viktimës fillimisht ishte i paqartë, por më pas u zbulua se ai ishte një i ri nga Eritrea, transmeton Gazeta Blic.
Kjo nuk është hera që qendrat në të cilat strehohen azilantët përfshihen nga zjarri në Gjermani. Mediat gjermane shkruajnë se zjarri ishte i qëllimshëm, ndërkaq kohë më parë Merkel ka deklaruar se nuk do të ketë tolerancë mbi ata që dhunojnë emigrantët, transmeton Gazeta Blic.
Teksa Gjermania pret që fluksi i emingratëve këtë vit të arrijë në 800 mijë, mijëra njerëz vazhdojnë udhëtimin e tyre në drejtim të Europës duke injoruar madje edhe uljen e temepraturave. /Gazeta Blic/