Lajmet e fundit
Hungari: Vendkalimet kufitare me Serbinë janë mbyllur tërësisht

Hungari: Vendkalimet kufitare me Serbinë janë mbyllur tërësisht

Policia hungareze këtë mëngjes, pak para orës dhjetë, deklaroi se dy vendkalimet kufitare me Serbinë fqinje janë mbyllur tërësisht për të gjitha llojet e trafikut, si pjesë e masave kufizuese të vendosura për shkak të hyrjes së paligjshme të refugjatëve.

Koloneli Laszlo Balazs tha se masat e marra vlejnë për dy vend kalimet më të vogla në Rseke dhe një pikës tjetër të kontrollit në fshatin Asotalom. Ai shtoi se nuk ka asnjë informacion se ku mund të regjistrohen refugjatët që kërkojnë azil në Hungari.

Më parë, Viktor Orban, kryeministri hungarez, tha se aplikimet për azil nga refugjatët që vijnë nga Serbia do të refuzohen. Sipas tij, refuzimi do të bëhet për shkak se Serbia në këtë moment është vend mjaft i sigurt për ta.

Që nga fillimi i krizës së refugjatëve, në Hungari deri tani kanë hyrë rreth 200,000 refugjatë që vijnë në këmbë nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.