everia hungareze ka deklaruar se ka përfunduar gardhin e saj kufitar në kufi me Kroacinë, i cili është bërë për arsye të frenimit të fluksit të refugjatëve.
“Ne jemi gati për të mbyllur kufirin,” tha zëdhënësi i qeverisë Janosh Lazar, transmeton Kosova News. Qeveria hungaree do të vendosë një datë për nënshkruar mbylljen e kufirit në ditët e ardhshme, duke shtuar se mbyllja e kufirit duhet të bëhet para zgjedhjeve parlamentare kroate, të cilat do të mbahen me datën 8 nëntor.
Gardhi kufitar me Kroacinë, ka ngritur tensione mes Budapestit dhe Zagrebit. Zyrtarët e Kroacisë kanë deklaruar se ndërtimi i gardheve kufitare nuk është zgjedhja e duhur për të frenuar fluksin e madh të refugjatëve.
Hungaria si shtet anëtar i BE-së ka qenë një ndër vendet kryesore të tranzitit për dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë që udhëtonin nga Ballkani Perëndimor drejt Gjermanisë, transmeton Kosova News.
Më shumë se 386 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë kaluar kufirin deri në vitin 2015, ndërsa autoritetet hungareze supozojnë që numri i refugjatëve mund të tejkalojë deri në 700 mijë. / Kosova News