Lajmet e fundit

Hysamedin Ferraj: Kosovës iu kthye flamuri

Profesori i Shkencave Politike dikur  profesor në Universitetin e Tiranës dhe njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Ferraj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar lidhur me deklaratat se dje në protestat e Opozitës mungoi flamuri i Kosovës.

Ai ka thënë se protesta e djeshme u zhvillua vetëm me flamurin e Kosovës, dhe disa ky flamur i Kosovës po i vret sysh njëjtë siç i ka vrarë sytë e Serbisë.

“Kosovës iu kthye flamuri:

protesta e djeshme u zhvillua vetëm me flamurin e Kosovës.
Nesër populli i bashkuar në protestë do t’ia mbrojë kombit territorin dhe shtetit t’ia pohojë sovranitetin.
Por po ashtu qysh dje e zbuluan veten disa që flamuri i Kosovës i vret sysh siç i ka vra gjithmonë sytë e Serbisë, dhe nga dhimbja Serbia na ka vra pse e donim atë flamur prijës. Serbia e ka ndjekur flamurin e Kosovës bash siç e ndiqte dje policia e qeverisë flamurin që na printe.
Dje sytë e verbuar nga serbofilia dhe servilizmi nuk mundën ta shohin flamurin e Kosovës, dhe thanë: nuk kishte flamuj të Kosovës në protestë!
Flamuri do t’i regjistrojë në kujtesë këta shqiptarë që i mbyllin sytë kur e shohin siç ka regjistruar në kujtesë fitoret që na ka sjellë.
Qeverinë dhe gazetarët e saj, urrejtja ndaj flamurit të Kosovës nuk i lë ta dijnë se Kosova ka shekuj që e ka këtë flamur; urrjetja nuk i lë ta shohin kur është shpalosur krenar. Prandaj është flamur madhështor: sepse ka përballuar mohimin nga armiqtë dhe na ka pohuar te miqtë,” ka shkruar Ferraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.