Hysen Durmishi ka vazhduar të fyejë deputetin e Vetëvendosjes, Ilir Dedën.
Kësaj radhe, Durmishi ka thënë se Ilir Deda më i dobishëm është të merr një qen dhe ta ruajë se sa të rri në Parlamentin e Kosovës.
“Mendoja që Iliri më i dobishëm do të ishte po të kujdesej për një qen se sa të rrinte si deputet në Kuvendin e Kosovës, sepse tani më nuk i përfaqëson qëndrimet politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvend”, ka shkruar Durmishi, teksa është munduar të arsyetohet lidhur me fyerjen që ia kishte bërë para disa ditësh.