Lajmet e fundit

Hyseni beson se Kosova do të pranohet në INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka deklaruar se aplikacioni për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL po trajtohet dhe ka besim se do të kulmojë me pranim të plotë.
Sipas tij, pas aplikimit për anëtarësim në INTERPOL, kanë shtuar aktivitetet për intensifikimin e rolit të Kosovës në bashkëpunimin policor ndërkombëtar.

“Profesionalizmi i Policisë së Kosovës dhe gatishmëria e saj për të qenë partner i barabartë dhe i besueshëm në luftimin e krimit janë garanci e të ardhmes së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, si anëtare e plotë dhe barbabartë. Pranimi në këtë organizatë është i një rëndësie të madhe për vet Kosovën, për Interpolin, si dhe për rajonin”, ka shkruar Hyseni në rrjetin social facebook.

Ndryshe, Kosova në fund të gushtit ka aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL, dhe kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në nëntor të këtij viti, kur edhe do të zhvillojë punimet sesioni i 84-të i Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate

Leave a Reply

Your email address will not be published.