Lajmet e fundit

Hyseni: I them qartë Albin Kurtit se përdorimi i gazit lotësjellës pa autorizim, dënohet (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, thotë se përdorimi i gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, nuk mund të arsyetohet në asnjë rrethanë.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë asnjë përpjekje dhe asnjjë arsye për ta arsyetuar përdorimin e gazit lotësjëllës në Kuvend.

Hyseni ka thënë se posedimi i gazit lotësjellës nga personat e paautorizuar, dënohet me ligj.

“Gazi lotësjellës nuk arsyetohet. Situata është serioze nëse deputetët përdorin gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës. Gazi lotësjellës, nëse është i tillë, sepse unë nuk e di ende, është absolutisht në kundërhstim me ligjin, madje edhe posedimi i ti nga persona të pa autorizuar, është në kundërshtim flagrant me ligjin”, ka thënë Hyseni në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës.

“Duhet t’i them qartë z. Kurtit, se përdorimi i mjeteve piroteknike është i sanksionuar me ligj”, tha ai.

http://www.dailymotion.com/video/x39er6s_hyseni-per-kurtin_news

Leave a Reply

Your email address will not be published.