Lajmet e fundit

Hyseni kërkon përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler.

Në këtë takim njoftues, ministri Hyseni dhe ambasadori austriak biseduan lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë si dhe për përkrahjen që jep në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë.

Me theks të veçantë, në këtë takim u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Ministri Hyseni tha se Kosova me të drejtë pret që deri nga fundi i vitit të jepet data e liberalizimit për Kosovën, ai kërkoi përkrahjen e Austrisë për këtë.

Gjithashtu, ministri Hyseni tha se e vlerëson mbështetjen që Republika e Austrisë i kanë dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtet ndërtimit.

Ndërsa ambasadori i Republikës së Austrisë, Gernot Pfandler tha se qeveria austriake vazhdon të jetë e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, e në veçant i të institucioneve që sigurojnë rendin dhe ligjin për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.