Lajmet e fundit

Hyseni: MBP e përkushtuar në përmbushjen e objektivave për liberalizim të vizave

Ministri Hyseni i ftuar nga shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar në përmbushjen e objektivave për liberalizim të vizave dhe se deri më tani janë përmbushur një numër i tyre.

“Tashmë është vënë nën kontroll çështja e migrimit ilegal të kosovarëve dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të adresojë në afat të gjatë shkaqet e migrimit. Kosova nuk duhet të mbetet vend i vetëm i izoluar, dhe liberalizimi i i vizave është në dobi të qytetarëve të vendit”, tha ministri Hyseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.