Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se opozita nuk mund të thirret se është duke mbrojtur shtetin për derisa sulmon Policinë e Kosovës dhe pronat e institucioneve.
Ai ka thënë se pamjet nga protestat e organizuar nga opozita nuk i japin imazh të mirë vendit.
Sipas tij, ato pamje më shumë ngjasojnë që vijnë nga vendet e Lindjes.
Hyseni ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se do të ketë ndalim për Albin Kurtin muajin më parë.
Ai ka mohuar se ndalimi për Kurtin ka qenë vendim politikë.
—————————————
Hyseni: Policia po vepron në bazë të ligjit ndaj protestave të dhunshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se u mbetet qytetarëve të Kosovës të vlerësojnë deklaratat e zyrtarëve të opozitës të cilë thonë se nuk janë duke sulmuar policinë.
Ai ka mohuar akuzat se Policia e Kosovës po vepron me urdhëra të politikës, raporton lajmi.net.
Hyseni ka thënë se policia po kryen detyrat e veta, dhe se po vepron në bazë të ligjit ndaj një protestave të dhunshme.
Hyseni në emisionin “Debat” në RTK, ka thënë se nëse vërtetohet se ndonjë pjesëtarë i policisë ka vepruar jashtë ligjit do të merren masa