Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit nuk mund të bëhet vetëm nga Policia e Kosovës dhe se sipas tij duhet që të krijohen mekanizmat për parandalimin e ekstremizmit dhe kjo mund të bëhet edhe nga institucionet tjera.
Hyseni i ka bërë këto komente në takimin që pati me kryetarë të komunave të Kosovës. Sipas tij pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në organizatën terroriste ISIS është një sinjal që duhet të ndalet më shpejt.
Hyseni: Kemi krijuar mekanizma për parandalimin e ekstremizmit
“Jemi angazhuar që Policisë t’i lëmë sa më pak punë duke krijuar mekanizma parandalimi të ekstremizmit në mënyrë që të mos jetë policia i vetmi institucion, përkundrazi janë një varg institucionesh tjera, edhe organizma edhe social edhe politikë, edhe të shoqërisë civile që mund të bëjnë shumë më shumë në parandalimin e ekstremizmit në mënyrë që Policisë t’i lihet sa më shumë punë. Edhe një herë po them mund të bëjmë shumë më shumë në parandalim në mënyrë që të mos t’i lëmë policisë p unë, të merret në mënyrë retroaktive me pasojat”, tha Hyseni.
Hyseni madje tha se, Këshillat Komunale për Siguri dhe Bashkësi, janë adresa e qëlluar për të kërkuar bashkëpunim mes vete. Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka themeluar një grup jo formal, ku në këtë mënyrë të zbatohen të gjitha detyrat të cilat bien në fushëveprim e tyre , për të parandaluar ekstremizmin.
Hyseni: Qeveria e Kosovës ka aprovuar strategjinë për luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar strategjinë për luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Pas Ligjit që ka kaluar në Kuvend për parandalimin e pjesëmarrjes në luftëra të huaja..Pas aprovimit të strategjisë nacionale për luftimin e ekstremizmit ne e kemi aprovuar po ashtu një plan veprimi që është i detajuar dhe përshkruan detyra konkrete për secilin institucion…Dhe për këtë q ëllim unë kam themeluar një grup jo formal, që përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, departamenteve përkatëse të Policisë të Kosovës, në mënyrë që t’i zbatojmë të gjitha detyrat që bien në fushëveprimin tonë”, tha Hyseni.
Luan Keka, nga Drejtoria kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës , tha se parandalimi dhe lufta e ekstremizmit nuk mund të arrihet me qasje policore, por nevojitet një gjithëpërfshirje institucionale.
Ai tha se në bazë të dhënave të cilat i ka Policia e Kosovës, numri i kosovarëve pjesëmarrës në luftërat e huaja është rreth 300, ku 50 prej tyre janë deklaruar të vrarë.
Keka: 300 pjesëmarrës në luftërat e huaja
“Sipas të dhënave që posedon Policia e Kosovës numri i kosovarëve të cilët në periudha të ndryshme kanë udhëtuar apo kanë tentuar të udhëtojnë në luftën e konflikti t në Siri dhe Irak është rreth 300 prej të cilëve deri më tani rreth 50 persona janë deklaruar të vrarë. Momentalisht në zonën e konfliktit, sipas informacioneve që posedojmë numri sillet diku rreth 80. Nga institucionet e sigurisë, në bashkëpunim edhe me vendet tjera posaçërisht me Shqipërinë dhe Turqinë ne kemi arritur ta ndalojmë udhëtimin për në zonën e konfliktit deri më tani rreth 50 persona”, tha Keka.
Ai madje tha se Republika e Kosovës ka dy strategji të cilat trajtojnë pothuajse temën e njëjtë, ka strategjinë nacionale kundër terrorizmit dhe së fundmi strategjinë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm që shpien në terrorizëm.
Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger ka deklaruar se shoqëritë gjithandej botës po përballen me ekstremizmin dhe radikalizmit, prandaj duhet të ndërtohen ura që të luftohen këto sfida në mes komuniteteve , institucioneve dhe shteteve të rajonit.
Schlumberger: Të ndërtojmë një urë për t’i luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin
“Shoqëritë në gjithë botën po përballen me sfidat e terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit te dhunshëm. Duhet të ndërtojmë ura për t’i luftuar këto sfida në mënyrë sa më efektive dhe në nivele të ndryshme në mes të qeverive, bashkësive, organizatave dhe në mes të komunave fqinje dhe rajoneve. Tashme kemi parë individual, kryesisht të rinj të angazhuar në konflikte jashtë shtetit dhe kjo është një shenj për të gjitha palët që të lëvizin dhe parandalojnë radikalizmin dhe ekstremizmin e me tejmë. Këta individual janë frymëzuar nga ideologji të caktuara, të cilat i kanë çuar ata drejtë rrugës se radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha Schlumberger.
Qyteti me persona që kanë shkuar për të luftuar në S iri dhe Irak është Kacaniku.
Kryetari i kësaj komune Besim Ilazi, ka mohuar se komuna e tij është çerdhe e xhihadistëve, por që këtë epitet ia kanë dhënë mediat dhe qarqet e caktuara, të cilat sipas tij nuk i duan të mirën vendit. Pastaj ai tha se për 20 muaj nuk është shënuar as një rast tentim shkuarje në luftërat e huaja, ndërsa për këtë ka kërkuar ndihmën edhe të mediave.
Ilazi:Mediat apo qarqet e caktuar kanë quajtur Kaçanikun kryeqytet të xhihadistëve
“Komuna e Kaçanikut në fakt nga mediat ndoshta mund të them nga qarqe të caktuara që nuk ia duan të mirën këtij vendit është quajtur kryeqytetet i xhihadistëve gjë që nuk përket me realitetin, të cilin e kanë, por mund të them se edhe mediat vendore kanë kontribuar një gjëje të tillë…kemi rastin që 20 muajt e fundit nuk kemi asnjë rast të tentimit dhe shkuarjes, kështu që mendoj që edhe me diat duhet të japin këtu një kontribut këtë të rëndësishëm ku deri dje e kanë përmendur si çerdhe radikalizmit, duhet ta marrin dhe ta potencojnë edhe këtë rast ku 20 muajt e fundit nuk kemi asnjë rast të shkuarjes dhe ky është nj kontribut i përbashkët i gjithë neve”, tha Ilazi.
Podujeva është qyteti i i vetëm në Kosovë, ku asnjë banor i kësaj komune nuk ka shkuar për të luftuar në Siri apo Irak. Kryetari i komunës Agim Veliu tha se kjo është meritë e bashkëpunimit në mes të institucioneve dhe mekanizmave që ekzistojnë në këtë komunë.
Megjithatë, kryetarët e komunave tjera të Kosovës, janë shprehur se komunat e tyre, janë të qeta dhe nuk i kanosen rrezikut të ekstremizmit. /K. Press