Pas zbulimit se personat që kanë pasur më shumë se 20 partnere nuk rrezikohen nga kanceri i prostatës sa njerëzit normalë, ja ku vjen një tjetër studim për përfitimet që mund të kemi nga seksi.
Tashmë dihet që seksi ul ndjeshëm rrezikun prej kancerit të prostatës, por përfitimet e tij janë të shumta.
Personat që kanë pasur 20 partnere janë 30 përqind më pak të rrezikuar ndaj kancerit të prostatës.
Personat që janë ende të virgjër rrezikohen dy herë më shumë se njerëzit normalë.
Studiuesit e Universitetit të Montrealit, Kanada, kanë kryer një studim për përfitimet që mund të sjellë një aktivitet seksual i rregullt. Por cilat janë 10 arsyet pse seksi është i mirë për shëndetin tuaj?
1.Kurë ndaj të ftohtit. Personat që kryejnë të paktën 2 herë në javë seks janë më pak të rrezikuar nga të ftohtit apo virozat e ndryshme.
2.Largon stresin. Studimi tregoi se personat që kryen marrëdhënie seksuale mund t’i përballonin më mirë situatat e ndryshme që mund të shkaktonin stres.
3.Eliminon dhimbjet. Nëse partneri juaj ju thotë se ka dhimbje koke, mund t’i thoni se seksi është zgjidhja, madje mund të veprojë më shpejt se një aspirinë. Studiuesit thonë se një orgazëm mund të lehtësojë artritin, migrenën dhe një dhimbje të lehtë të kokës. Seksi rrit nivelin e endorfinës me 30 përqind në më pak se një minutë duke bërë që të jetë më efikas dhe i shpejtë se çdo lloj pilule.
4.Të rinon. Sekreti i një rinie të përhershme nuk është botoksi, por seksi. Studimi thotë se personat që kryejnë marrëdhënie seksuale 4 herë në javë duken 10 herë më të rinj. Kjo pasi seksi bën që trupi të çlirojë adrenalinë, dopaminë dhe norepinefrinë, të cilat ngadalësojnë plakjen e lëkurës dhe relaksojnë muskujt.
5.Parandalon infarktet. Meshkujt që bëjnë seks më shumë se 2 herë në javë janë 45 përqind më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës. Studiuesit kanë testuar 1000 persona dhe rezultatet treguan së seksi ulte tensionin duke ulur edhe rrezikun e infarkteve.
6.Djeg kaloritë. Seksi është më i mirë edhe se palestra. Një marrëdhënie seksuale që zgjat mbi 20 minuta djeg më shumë se 105 kalori, pra më shumë seç do të digjnit nëse do të bënit një shëtitje apo vrap. Por një seancë e shkurtër seksi nuk djeg më shumë se 20 kalori, kështu që merreni me nge!
7.Parandalon kancerin e gjirit. Studimi tregon se meshkujt apo femrat që kryejnë më pak se 6 herë në muaj marrëdhënie seksuale janë të ekspozuar dy herë më shumë ndaj rrezikut të kancerit të gjirit.
8.Forcon kockat. Seksi rrit testosteronin te meshkujt dhe estrogjenin te femrat. Por këto nuk janë vetëm hormone seksuale. Ato gjithashtu ruajnë densitetin e kockave duke bërë të mundur që të shmangen shumë probleme të kockave që mund të vijnë me plakjen si osteoporoza etj.
9.Të ndihmon të bësh një gjumë të rehatshëm. Trupi i njeriut pas seksit lëshon serotonin, një hormon i cili ndihmon në relaksimin e muskujve duke bërë të mundur që të keni një gjumë të rehatshëm.
10.Lehtëson endometrozën. Endometroza është një problem që shkakton uljen e fertilitetit (lindshmërisë) te femrat. Kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë menstruacioneve lufton endometrozën duke bërë të mundur që të mos keni probleme fertiliteti.