Lajmet e fundit
I kundërpërgjigjet Ministrit Hoti , Kryetari i Junikut KUÇI

I kundërpërgjigjet Ministrit Hoti , Kryetari i Junikut KUÇI

Pas reagimit të Ministrit të Financave Avdullah Hoti se buxheti për komuna është ndarë në mënyrë të barabartë, pa u ndëshkuar Komuna e Juniut, ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryetarit të kësaj Komune, Agron Kuçi. Ai në një shënim në Facebook ia ka numëruar faktet ministrit të Financave se si u ndëshkua komuna që ai drejton pikërisht nga dikasteri që udhëhiqet nga ana e Avdullah Hotit.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Me keqardhje i pergjigjem Ministrit te Financave, z. A. Hoti !

E para, se buxheti i aprovuar ne Komisionin e Granteve, ku marrin pjese edhe kater Komuna eshte nje fakt publik, mirepo pjesmarrja e tyre eshte vetem per dekor ngase ata gjithmone jane te mbivotuar nga ana e Qeverise Qendrore.

E dyta

Nuk eshte kontestuese formula per grantin e pergjithshem. Shqetesimi dhe kerkesa e Komunes se Junikut ka te beje me ate se, formula e granteve nuk eshte respektuar nga ana e Ministrise se Financave ne rastin e Komunes se Junikut, ne raport me disa prej komunave te cilat jane edhe me te vogla ne numer dhe territor.

Dhe e treta, nuk duhet ta ngaterrojme formulen e granteve me investimet kapitale, ku pikerisht eshte edhe kerkesa kryesore drejtuar ministrit te financave per rishqyrtim te projeksionit buxhetor, ku ketu Komuna e Junikut eshte skajshmerisht e demtuar nga ana e Qeverise.

Ju faliminderit per mirekuptim !

Leave a Reply

Your email address will not be published.