Televizioni “Koha” nga Tetova ka njoftuar se pas protestave te djeshme dhe incidentit para objektit të komunës së Tetovës, me informatë ka dalur policia e Tetovës. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë pas përfundimit të protestës në qendër të Tetovës, të organizuar nga lëvizja qytetare “Eco Guerilla”, nën moton “Për ajër më të pastër”, një grup prej 200 deri 300 pjesëmarrësish, kryesisht të mitur, janë drejtuar për në objektin e komunës së Tetovës, ku kanë qëndruar afër 30 minuta. Duke brohoritur, ata kanë filluar të gjuajnë me vezë dhe me gurrëz të vegjël, ndërsa dy herë në trotuarin para objektit kanë hedhur koktej Molotov, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe nuk është shkaktuar dëm material, ndërsa më pas të gjitha janë larguar”, njofton Policia e Tetovës.
Më tej në informatën për media, theksohet se për një kohë të shkurtër, në afërsi të Xhamisë së Pashës në Tetovë është ndaluar dhe ftuar 13 vjeçari nga lagjeja Teqe, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në hedhjen e koktej molotovëve.