Lajmet e fundit

I përkeqësohet gjendja Zafir Berishes, preferon Millosheviqin para Thaçit për president

Ai ka thënë se më lehtë do ta kishte votuar Millosheviqin të ngjallej se sa Hashim Thaçin për president të vendit.

 

“Ma lehtë e kisha votu Millosheviqin me u ngjall për president të vendit se Hashim Thaçin edhe pse ai pis ka vdes. Dëmi më i madh që i bohet Kosovës është nëse një injorant asisoj si Hashim Thaçi bohet president i këtij vendi “, ka thënë Berisha për Arbresh.info.

Më tej Berisha ka shtuar se “qeverisja e tij prej vitit 2008 ka mi kushtu 50 vjet Kosovës edhe nëse zgjidhet president pasojat do të jenë 100 vjeçare nga ky njeri pakurrizor dhe ky njeri që interesin përgjithshëm e vë në favor të interesave personale” .

 

“Po ky njeri duhet të shkojë në burg sepse mu zgjedh president nuk e di që çfarë favori është për shtetin e Kosovës”, ka thënë Berisha.

Nga ana tjetër , blloku opozitar LVV, AAK dhe NISMA për Kosovën janë shprehur kundër votimit të Thaçit për president. Ata janë duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisjes Mustafa dhe shkuarja në zgjedhje të reja. Blloku opozitar ka paralajmëruar protesta gjithëpopullore më 9 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.