Lajmet e fundit

I vihet flaka një veture zyrtare të AKP-së në Ferizaj

Një veture zyrtare, pronë e Administratës Tatimore e Kosovës, i është vënë zjarri mbrëmë në Ferizaj.

Burime policore bëjnë të ditur për Kosovapress se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafë Goga” dhe se intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar duke e lokalizuar zjarrin. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, raportohet se bëhet fjalë për veturë të tipit ‘Toyota’. Vetura ka dëme nga zjarri vetëm në brendi, ku edhe është gjetur një gur me të cilin është thyer xhami”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi.

Lidhur me rastin nuk ka të dyshuar, ndërsa mësohet se hetuesit policorë në konsultim me prokurorin e shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.