Bejtush Mustafës nga fshati Koliq i Komunës së Prishtinës, hajnat ia kanë vjedhur dy lopë, me të cilat ai e siguronte jetesën.
Për këtë vjedhje ai e ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës, por sipas tij ata nuk e kanë marrë shumë seriozisht rastin e tij.
E zyrtarët e policisë të kontaktuar nga Klan Kosova, kanë thënë se rasti në fjalë është nën hetime dhe se për informata të mëtejme duhet pritur përfundimin e tyre.