Lidhja e Ledri Vulës me Adela Sollakun është rikthyer në fokus të medias rozë.
Kjo pasi reperi kishte folur rreth kësaj marrëdhënie duke e përshkruar si madhështore.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat shqiptare, Ledri ka zbuluar edhe arsyen pse gjithmonë paraqitet me të zeza.
“Veshjet e zeza janë si identitet i imi, pra janë veshjet e mia të preferuara, megjithatë jo domosdoshmërisht të zeza”, ka thënë ai, duke shtuar se “është ndjenjë e mirë” që është ndër meshkujt më të preferuar shqiptarë.
Ndryshe projekti i tij i fundit “SRMN” ka arritur një pëlqyeshmëri të madhe.