Lajmet e fundit

IHMK: Temperaturat -19; Më ftohtë ishte para 10 vitesh

bora-620x330Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë për Klan Kosovën se temperaturat minimale në mëngjesin e sotëm kanë shënuar minus 19 gradë celsius.
Ai është shprehur se temperatura të tilla do të mbajnë gjatë tërë javën, mirëpo që nga nesër minimalja do të shënojë -17 gradë celsius.
Sipas tij ka pasur edhe vite te tjera kur temperatura ka qenë kaq e ftohtë, mirëpo ai përmendi vitin 2006-të ku temperatura minimale ka qenë minus 24.8 gradë celsius.
“Temeperaturat nuk janë të jashtëzakonshme pasi që jemi në janar. Mirëpo për ne mund të duket shumë ftohtë për shkak të ndryshimit të temperaturave pasi që javën e kaluar në Kosovë mbajti mot më i mirë”.
Aliu ka thënë se javën e ardhshme do të rriten temperaturat minimale dhe maksimale, mirëpo sipas tij pritet që të ketë reshje të borës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.