Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda ka kritikuar ashpër gjuhën që partia e tij dhe Qeveria po e përdorin ndaj njëra-tjetrës
Në mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane, Deda ka thënë se nuk është pasqyrë e mirë e Kosovës heqja me dhunë e rrethojave të objektit të ekzekutivit si dhe zhargonet e përdorura nga qeveritarët.
Nga ana e tij,edhe anëtari tjetër i komisionit nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti ka drejtuar kritika ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme shefi i së cilës Skënder Hyseni, sipas Halitit duhet të raportojë shumë shpejt për ngajrjet që patën ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë dhe çështje të tjera, njofton Klan Kosova.
Haliti ka theksuar më tutje se ky raportim duhet të bëhet pa prezencë të mediave.
Ndryshe, gjatë këtij takimi, komisioni për Intergrime Evopiane ka miratuar planin e punës për vitin 2015 ku përfshihen thirrja në raportim pranë komisionit në fjalë të ministrave kyç në Qeverinë e Kosovës.