Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda ka reaguar pas deklaratës së Isa Mustafës, i cili e ka përjashtuar mundësine e mbajtjes së referendumit për Asociacionin.
“Një kundërpërgjigje Kryeministrit Mustafa: referendumi mund të bëhet kur jemi para ndryshimit të Kushtetutës, ndërsa me ligj për referendum mund të ceket në mënyrë eksplicite kur mund të thirret referendumi. Në vend se të na tregojë çka nuk bën, le të thotë çka bën pra. Me dekret nuk ndryshohet Kushtetuta”, ka shkruar Deda në Facebook.