Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda ka theksuar se ai e përfaqëson një pjesë të opozitës që është kundër qeverisë PDK- LDK dhe pro MSA-së.
Ai ka thënë se sot edhe publikisht duhet të publikohen edhe disa njerëz që kontribuan shumë në këtë proces. Deda ka falënderuar shumë edhe presidenten e vendit, Atifete Jahjaga që kanë kontribuar shumë për realizimin e kësaj marrëveshjeje.
Ai ka falënderuar edhe ish- ministren e integrimeve, Vlora Çitakun, ministrin Bekim Çollaku dhe të gjithë kabinetin e mëhershëm të Atifete Jahjagës.
Sipas tij, MSA-ja është një mundësi që në negociatat me Serbinë të dalim fitues. Megjithatë, ai ka theksuar se kjo qeveri nuk është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë, mirëpo, sipas tij në të ardhmen kjo do të ndodhë.