Deputeti i LVV, Iliri Deda, në emisionin Info Magazin, ka thënë se nuk ka arsye për mbajtje të seancave të reja nëse nuk ka një marrëveshje paraprake mes pozitës dhe opozitës.
“Nuk e di pse po mbahen seancat sepse zgjidhja nuk është e mundshme në Kuvend dhe pasi kjo krizë politike nuk zgjidhet me debat në Kuvend”.
“Krerët institucional duhet t’i thërrasin kolegët opozitar në një tryezë për të nxjerr një marrëveshje. Nuk mund të ketë seancë normale kur ka pjesëtarë të sigurimit brenda”.
“Nëse ne jemi në situatë të tillë atëherë seanca nuk ka kuptim. Unë besoj të fokusohemi shumë te rrugëdalja”.
“Kemi hyrë në rrugë pa krye nëse vazhdojmë kështu”.
Sot deputeti Deda, pas bllokimit të seancës nga opozita, ka reaguar se referendumi është zgjidhja e vetme.