Lajmet e fundit

Ilir Deda “ndihmoi” në ratifikimin e MSA-së (Foto)

Është njëri prej zërave ndryshe në partinë e tij. Ilir Deda, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ndryshe nga bashkëpartiakët e tij, ratifikimin e marrëveshjes së MSA-së, e ka parë të një rendësie të madhe për vendin.

Me gjithë kritikat për një MSA më të barabartë me vendet e tjera të botës, Ilir Deda është parë i emocionuar para mbajtjes së seancës për ratifikimin e Marrëveshjes së Asocimstabilizimit, raporton Indeksonline.

Deputeti Deda është parë teksa fliste me përfaqësuesit e Listës Srpska, të cilët paraprakisht kishin vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tyre në seancën për ratifikimin e MSA-së.

Pak para votimit, Deda ka folur me deputetët e SRPSKA-s, ndoshta për t’i bindur këta të fundit të votojnë pro marrëveshjes kontraktuale në mes Kosovës dhe BE-së./Indeksonline/

   

Leave a Reply

Your email address will not be published.