Lajmet e fundit

Ilir Deda: Nuk isha në dijeni që do të hedhet gaz lotsjellës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka vazhduar të mbroj qëndrimet e tij se hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, nuk është në rregull.

Deputeti Deda, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, se ai sot në mëngjes nuk ka qenë prezent në mbledhjen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk kam qenë në dijeni që do të hedhet gaz lot sjellës, faji bije të unë në këtë rast që nuk kam qenë në dijeni për këtë”, ka thënë Deda.

Ai ka bërë thirrje që të shikohen forma tjera të veprimit politik. Sipas Dedës, situata politike në Kosovë duhet të zgjidhet përmes një tryeze politike të pesë liderëve politik.

Sipas tij, kjo situatë e tanishme është e paqëndrueshme. “Që ta evitojmë kaosin, duhet të gjithë të thërrasim për dialog në tryezë”, ka shtuar ai.

Bashkëthemeluesi i partisë së FER-it, që tani është deputet i VV-së, ka thënë se çështja e bashkësisë së Komunave Serbe duhet të hidhet në referendum.

“Mos të thirren partitë politike në emër të popullit, por ta shohim a janë qytetarët e Kosovës për këtë zgjidhje”, ka thënë Deda./Zeri

Leave a Reply

Your email address will not be published.