Lajmet e fundit

Ilir Mirena: Tallja e ‘Stupcave’ me UÇK-në, e padrejtë dhe e ligë!

Analisti Ilir Mirena, ka komentuar skeqin e ‘Stupcave’ lidhur me UÇK-në, i cili u trnsmetua natën e Vitit të Ri, raporton Gazeta Blic. Ai e ka quajtur atë si një tallje dhe diçka të ligë, pasi siç ai ëhstë shprehur, shumë njerëz me uniformën e UÇK-së kanë dhënë jetën për këtë vend.

Shih postimin e plotë të tij:

Kur Stupcat tallen me UÇK’ne,

Nje nder skeqet e fundit te treshes humoristike Stupcat, kete here ne KTV, ishte edhe nje me tematike nga lufta e UÇK’s.
Ne stilin e tyre, ketu dy personazhe ne uniforme te UÇK’se fjalosen per ndarjen e posteve dhe pasurive publike kur te perfundoje lufta, ndersa shokun e tyre tjeter e vrasin pas shpine se gjoja nuk pranon te behet pjese e planeve te tyre pas çlirimit!
E di qe edhe gjendjet me serioze, me te rendat, e me tragjiket, siç eshtelufta, kur krijohet nje distance e duhur kohore, shumecka per to mund te kthehet ne humor, sepse, t’merremi vesh, lufterat edhe kur fitohen nuk jane te mbushura vetem me heroizem dhe lavdi. Sa te doni ka marrezina ne to!
Dihet qe ne emer te UÇK’s, pas perfundimit te luftes jane bere keqperdorimet me te medha, e s’kam nevoje t’i perserise ketu.
Keqperdoruesit ende jane gjitheandej, dhe humori mbetet nje arme perfekte kunder tyre, sepse kunder humorit nuk ka arme. Aktualiteti yne ofron sa te duash personazhe groteske per gjithecka, e me se tepermi per humor.
Prandaj, nuk e kuptoj pse Stupca’ve u duhet qe personazhet e tyre t’i veshin me uniformen e UÇK’s, kur sot banditet mund t’i gjejn majtas e djathtas te veshur me emra te brendeve luksoze?
Pse duhet qe per hajnat e pasluftes te tallemi me ata qe jane vrare me kete uniforme, ata qe ate uniforme e kane veshur thjesht se kane dashur dhe besuar qe kete vend ta shohin te çliruar?
Pse duhet qe per hajnat e pasluftes te tallemi me ata ish-ushtare qe sot jetojn me punen dhe djersen e tyre, e nuk krekosen se dikur kishin rrokur armet? Te tille ka mjaft.
Mendoj, eshte e padrejte dhe e lige tallja me ta! Nese sot jemi te pazote qe kete vend ta bejme ashtu sic ata kane enderruar, te pakten t’i leme ata te qete.
A ka lufte çlirimtare qe nuk eshte keqperdorur nga heronjet e pasluftes? Shembuj ka, por nuk do te gjeni shembuj qe shkaku i matrapazeve te pasluftes te perlyhen vet vlerat per te cilat dikur eshte luftuar.
Te kuptohemi, Stupcat, shpesh kane humor te mire, dhe vet i shikoje me endje.
Por, nese Stupcat tashti e kane vendosur te na iluminojne moralisht permes humorit, atehere mire do te ishte qe edhe vet te jene transparent dhe te tregojne se çfare kontrate kane me Vale’n e PTK’se. S’di a eshte e vertete, por kam degjuar, qe sillet diku rreth gjysme milioni!
Ok, fitoni pare, na beni te qeshim, por nuk keni nevoje qe tash te shperndani edhe licenca te etikes dhe moralit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.