11 Shtator, 14 vjet më parë, ka ndodhur njëri nga sulmet më të mëdha terroriste në Amerikë, i cili shkaktoi vdekje dhe lëndime të mëdha.
Me rastin e përkujtimit të viktimave të 11 shtatorit 2001, “National Geographic” ka bërë një përmbledhje të fotografive të gjërave të mbetura pas këtij sulmi.
Shkatërrimi i kullave binjake kishte lënë të vdekur afër 3 mijë veta dhe me mijëra të tjerë ishin lënduar në New York.
Shënime personale, libra, këpucë, çelësa të makinës e gjëra të tjera publikohen nga “National Geographic”. Përmes këtyre imazheve kujtohet tragjedia që ka shkaktuar në jetën e njerëzve ky sulm.