Lajmet e fundit

Implikimet e Vatikanit për pronën e kontestuar mes Ipeshkvisë e Komunës së Prishtinës?

Një kontest pronësie në mes të Ipeshkvisë së Kosovës dhe pronarëve të lokaleve afër Katedrales të përfaqësuar nga Komuna e Prishtinës, ka zgjatur tash e tre vjet.

Por Gjykata ka vendosur që të drejtë të plotë t’i japë Ipeshkvisë, duke e rikthyer një vendim të mëhershëm të Gjykatës së EULEX-it, ku u ishte dhënë e drejt pronarëve të lokaleve e jo Ipeshkvisë.

Erdoan Hashani në Ora e Fundit në Klan Kosova: Ne kemi pritur që vendimi do të merret në të mirë të Komunës jo të Ipeshkvisë, por vendimi është marr për përfitime të tyre të katedrales duke mos menduar për neve, ku jemi 70 familje që burim jetese i kemi këto lokale. Ne mendojmë që këtu ka implikime politike, madje mendoj që ka ndikuar edhe Vatikani.

Përfaqësuesja e lokaleve afër Katedrales, Drita Rexhepi, ka thënë në Ora e Fundit të Klan Kosovës se është shumë e befasuar me vendimin e Gjykatës, sepse dhënia e një vendimi të tillë është shumë i gabuar dhe i padrejtë.

“Në vend që ta refuzojë padinë dhe kërkesën e Ipeshkvisë, Gjykata sjell vendimin që Ipeshkvia ka të drejtë, që kjo të jetë pronare e një hapësirë prej më shumë se një hektar”.

“Pse Ipeshkvia nuk është thirrur që nga 2005 në pretendimin që edhe dyqanet janë pjesë e pronës së tyre, por kur janë rrënuar dyqanet për t’u ndërtuar qendra tregtare. Atëherë Ipeshkvia ka reaguar duke thënë se prona e tyre është më e madhe”.

“Gabimi që ka ekzistuar në komunë është korrigjuar. Nuk e di gjyqtarët se ku bazohen, në çfarë prova, se kjo pjesë i takon katedrales?.

Kurse një zejtar që shfrytëzon tokën e kontestuar për të zhvilluar zejen e tij, u ankua se për këta rast ka ndërhyrje nga institucione ndërkombëtare fetare.

“Ne kemi pritë që vendimi do të merret në të mirë të Komunës jo të Ipeshkvisë, por vendimi është marr për përfitime të tyre të katedrales duke mos menduar për neve, ku jemi 70 familje që burim jetese i kemi këto lokale. Ne mendojmë që këtu ka implikime politike, madje mendoj që ka ndikuar edhe Vatikani”, tha Erdoan Hashani. D

Ndërsa Drita Rexhepi pohoi se “është bërë ankimimi kundër këtij vendimi”.

Madje zejtari Hashani deklaroi se “nëse edhe në shkallën e dytë nuk ndryshohet vendimi ne do të ndërmarrim protesta në forma më radikale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.