Lajmet e fundit

Incidentet në Kuvend, Jahjaga takon Veselin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë institucion.

Presidentja Jahjaga shprehu shqetësimin e saj për veprimet e dhunshme në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe pengimin e procesit demokratik.

Presidentja Jahjaga inkurajoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që mospajtimet konceptuale dhe politike t’i diskutojnë me forcën e argumentit dhe në frymën e kulturës parlamentare të cilën synojmë ta ndërtojmë, bën të ditur një komunikatë për shtyp e lëshuar pak çaste më parë nga Presidenca e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.