Një incident i rëndë sot ka ndodhur në Tetovë me breshëri plumbash në një kafene të Tetovës është vrarë shoferi i ish Kryetarit të Komunës së Tetovës Sadi Bexhetit.
Zhurnal ekskluzivisht mëson se bëhet fjalë për personin H.H i cili është i moshës mbi 37 vjet nga Tetova. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në një kafene lokale në vendbanimin Reçicë të vogël afër restorantit Kurtishi.
I ndjeri Hasmiri ka qëndruar një orë në këtë kafene dhe në të dalur del një person i armatosur i cili pesë plumba ia shkrepë në kokë. Hasmiri ndërron jetë në vendin e ngjarjes.
Momentalisht në vendin e krimit kanë dalur autoritetet policore dhe organet e prokurorisë. Trupi i pa jetë gjendet në spitalin klinik të Tetovës. Ende nuk janë të qarta motivet e kësaj vrasjeje makabre.
Ndryshe viktima ka qenë bashkëpunëtor më i ngushtë i Kryetarit të dikurshëm të Tetovës Sadi Bexhetit dhe ish Rektorit të USHT-së.