Një grua në Indonezi është akuzuar për marrëdhënie me një student.
Për këtë arsye ajo është rrahur me kamxhik publikisht, pasi kështu thotë ligji i Sheriatit, raporton Daily Mail.
Miliona njerëz janë mbledhur jashtë një xhamie në Indonezi që të shikojnë këtë grua deri sa rrihet dhe që t’i dëgjojnë britmat e saj.
Kjo rrahje në publik është bërë pasi që ligji i Sheriatit thotë se një burrë dhe një grua, të cilët nuk janë të martuar, nuk guxojnë që të kenë marrëdhënie me njëri-tjetrin.
Pasi që ajo është goditur pesë herë është shtrirë në tokë, pastaj është dërguar me një ambulancë në spital për t’i shëruar plagët.