Lajmet e fundit

Infantino tregon se a do të mbahet ‘Euro 2016′ në Francë

Pas organizatorit të Kampionatit Europian, edhe sekretari i UEFA-së, Gianni Infantino, ka thënë se ‘EURO 2016’, do të mbahet në Francë, përkundër sulmeve të fundit terroriste.

Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino dhe kandidat për presidencën e FIFA-s, ka hedhur poshtë idenë se finalet e Euro 2016 mund të mos luhen në Francë për shkak të mungesës së sigurisë, transmeton Express.

Ai tha se stadiumet konsiderohen vende të sigurta, pasi policia franceze është mjaft e përgatitur në stërvitjet intensive për t’i ruajtur vendet e zhvillimit të ndeshjeve.

“Euro 2016 do të luhet në Francë dhe për këtë ju garantoj. Stadiumet janë vendet më të sigurta në botë. Policia dhe instancat e tjera të sigurisë franceze kanë bërë shpesh stërvitje për sulme të mundshme terroriste apo ngjarje të tjera të rrezikshme, rezultatet kanë qenë fantastike, ndaj nuk ka pse të ketë panik për organizimin”, tha Infantino.

Leave a Reply

Your email address will not be published.