Lajmet e fundit

Insistimi i tepërt i qeveritarëve për justifikime, dëshmi për fajësi

Edhe njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, në një prononcim për KosovaLive tha se është mirë që zyrtarët e lartë të qeverisë të ndalin manipulimin me raportin e fundit të KE-së për viza.

“Institucionet e Kosovës, në vend që të merren me justifikime dhe marketing politik apo ndoshta edhe zhvendosje të fajit nga vetja e tyre, le të fokusojnë energjitë e tyre për të zbatuar me efekte të qëndrueshme pjesën e mbetur të kushteve nga raporti i fundit”, theksoi Muharremi.

Ai tha se zyrtarët e lartë të qeverisë në vend që të konsumojnë kohën e tyre për të manipuluar me opinionin, duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë që, sipas tij, nuk i kanë bërë me kohë.

Muharremi ka shprehur optimizmin se liberalizimi i vizave do të ndodhë në 2016, duke përmendur edhe vizitën që do të bëjë komisionari përgjegjës në janar të 2016, për të diskutuar për kushtet e mbetura.

“Mbase gjatë tremujorit të parë të 2016, këto kushte mund te zbatohen për t’i hapur pastaj rrugë fillimit të të ashtuquajturit procesit legjislativ për të amendamentuar rregulloren që mundëson futjen e Kosovës në listën e bardhë të Shengenit.

Procesi legjislativ besoj që do të përfundoj brenda 6 muajve prejse konstatohet që Kosova ka përmbushur kushtet e fundit që iu kumtuan javën e kaluar”, theksoi Muharremi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.