Lajmet e fundit

Institucionet shpërblejnë hakerët (Video)

Koncentrimi në laptopët e tyre është i madh.Këta 30 hakerë, që punën e tyre po e kryejnë me plis në kokë, kanë një detyrë të vështirë për të bërë.
Gjetjen e gabimeve, që mund të sjellin edhe rrëzimin e këtyre websiteve, po e provon edhe një 15 vjeçar, njofton Klan Kosova.

Websitet e 20 institucioneve dhe kompanive të ndryshme u siguruan për këtë garë me pëlqimin e tyre.Për punën që po bëjnë këta 30 të rinj mund të marrin deri 5 mijë euro.

Më i miri doli Robert Shala me grupin e tij.E çmimet për këta i ndanë fytyra publike që nuk kaluan pa u prekur nga veprimtaria e hakerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.