Ndërkohë që ka eskaluar situata pas sulmit që deputetët opozitarë i bënë kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, që si pasojë u ndërpre seanca dhe tash e sa orë ajo ende nuk ka rifilluar, zëvendëskryeministri i vendit dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ende nuk e ka thënë as edhe një fjalë.
Hashim Thaçi pos në pamjet e medieve ku shihej i nervozuar pas asaj që i ndodhi kur u goditë me vezë, më nuk është parë të paraqitet në medie, apo ta mbrojë partnerin e koalicionit.
Mbetet të shihet nëse Hashim Thaçi do ta thotë fjalën e tij pas tërë kësaj që ka ndodhur sot në Kuvend, ku Isa Mustafa u pengua që të raportoj për marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe. Opozita pos në Kuvend, edhe përmes një peticioni po e kundërshton këtë marrëveshje, duke e konsideruar si shumë të dëmshme për vendin.