Interi e ka fituar kryendeshjen e javës së 11-të në Serie A duke mposhtur Romën me rezultat 1-0 në Giuseppe Meazza.
Një paraqitje më e mirë e Nerazzurrëve në fraksionin e parë, të cilët shënuan një gol dhe mbajtën portën e tyre të paprekur falë Handanovicit.
Një goditje e Gary Medel nga largësia përfundoi në rrjetin e Szczesnyt (31’).
Kryeqytetasit u organizuan më mirë në gjysmën e dytë duke krijuar raste shënimi, porse Handanovic nuk lejonte që të prekej porta e tij.
Përjashtimi i Miralem Pjanic me kartonin e dytë të verdhë (74’), ua pamundësoi Giallorossëve që të bënin lojën e tyre në minutat e mbetura.
Me gjithë inferioritetin numerik në fushë, Giallorossët u përpoqën që të mos e humbnin këtë sfidë, por nuk ia dolën të shënojnë.
Me këtë fitore, Interi ka 24 pikë në krye të tabelës, një më shumë se Roma që tash është në vend të dytë.
https://www.youtube.com/watch?v=w9pvXuihZqA