Administrata e Presidentit Obama ka kritikuar ashpër intervistën e aktorit Sean Penn me bosin më të kërkuar të drogës, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën ‘El Chapo’.
Sipas një zëdhënsi të Shtëpisë së Bardhë, intervista e aktorit ishte një ‘çmenduri’, ndërsa sipas republikanit Marco Rubio, intervista ishtë ‘groteske’, transmeton Gazeta Blic.
El Chapo është arrestuar të premten pas disa muajve në arrati.
Ndërkaq, një zyrtar meksikan, i cili ka dashur të mbetet anonim, është shprehur se takimi i Sean Penn-it me El Chapon, u ka ndihmuar shumë autoriteteve të arrestojnë bosin e drogës.
El Chapo pas arrestimit është dërguar në burgun e sigurisë të lartë, në Altiplano, nga ku ai u arratis në korrik.
Në intervisten e botuar në ‘Rolling Stones’, Guzman kishte deklaruar se ai është furnizuesi kryesor i heroinës, metamefatinës, kokainës dhe marihuanës, transmeton Gazeta Blic.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Denis McDonough për CNN është shprehur se ‘në SHBA egziston një epidemi e heroinës, një epidemi e varësisë’, prandaj ai mendon se ‘El Chapo’ e ka vendin pikërisht aty ku edhe gjendet, pas hekurave.
Në anën tjetër, autoritetet meksikanë kanë raportuar se janë duke marrë parasysh edhe hetimin e Sean Penn-it dhe aktores meksikane Kate del Castello, e cila mendohet se e ka organizuar intervistën.
Megjithatë, Denis McDonough ka refuzuar të përgjigjet nëse SHBA-të do të dorëzojnë aktorin Sean Penn në Meksikë për t’u marrë në pyetje, transmeton Gazeta Blic.
Meksika ka deklaruar se do të fillojë procesin e Guzmanit në SHBA, në përputhje me kërkesat e ekstradimit të vitit 2014, megjithatë nuk është dhënë asnjë detaj në lidhje me afatin kohor të ekstradimit. /Gazeta Blic/
Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu: www.gazetablic.com/intervista-e-sean-penn-me-joaquin-guzman-loera-i-quajtur-ndryshe-el-chapo/