Lajmet e fundit

Investigimi në Itali, Si shfrytëzohen vajzat shqiptare në rrugët e Milanos, 1 mijë euro në muaj tutorit për 3 m2

parashikohet një dënim deri në 6 vjet burg.

Emisioni “Le Iene” në Itali bën publik një investigim ku tregon si funksionon shfrytëzimi i prostitucionit.

Për të ndihmuar në këtë hetim angazhohen dhe dy bashkëpunëtorë shqiptarë.

Grupi investigativ shkon në një rrugë dytësore në Milano që të çon në Pavia e cila kontrollohet nga shqiptarë.

Një vajzë prostitutë thotë se i paguan 1 mijë euro në muaj tutorit shqiptar që ajo të lejohet të ushtrojë prostitucion në atë rrugë.

“Kemi numëruar 20 prostituta shqiptare në këtë rrugë” thotë gazetari investigativ. Gjatë emisionit vërtetohet se “Shqiptarët mbrojnë deri me luftë territorin e tyre dhe e monitorojnë ditë e natë”

Cfare ndodh ne videon 7 minuta 

Bashkëpunëtori i emisionit investigativ hiqet sikur është klient dhe hyn në kontakt me një prostitutë e cila e çon në njëmotel aty pranë zonës. Nisin të bisedojnë

Vajza tregon se një orë kushton 80 euro.

 

2

Bashkëpunëtori: Sa lekë merr në muaj

Vajza:
10 mijë euro në muaj

Bashkëpunëtori:
 Çfarë bën me gjithë këto para

Vajza: Paguaj apartamentin tim në Shqipëri.

Më pas vajza tregon se paguan 1000 mijë euro shqiptarit i cili ka në kontroll zonën, për vendin ku del për të ushtruar prostitucion

1

Bashkëpunëtori: A duhet të paguash ndonjë për vendin që ke zgjedhur

Vajza: 1 mijë euro në muaj

Bashkëpuëntori: Po ai që t’i paguan është shqiptar?

Vajza: Po

Vajza më pas tregon se nëse një tjetër shqiptar kërkon të marrë nën kontroll zonën atëherë ka dhe përleshje me armë, madje ajo di për dy të vdekur.

Bashkëpunëtori: Rruga është e tij apo jo?

Vajza: Po

Bashkëpunëtori: Po nëse një ditë vjen një shqiptar dhe kërkon këtë rrugë cfarë ndodh

Vajza bën me gisht, për të treguar se ndodh vrasje

Bashkëpunëtori: Ka ndodhur?
Vajza: Po po shpesh. Dy persona kanë vdekur

Përgjatë rrugës grupi investigative thotë se ka takuar 20 vajza shqiptare dhe “Duke bërë një llogari të shpejtë nëse paguajnë 1 mijë euro në muaj, për të qëndruar aty, shfrytëzuesi fiton 20 mijë euro në muaj. Ndërsa vajza mund të gjejë klientët në një zonë prej 3 m2 ” thotë gazetari.

Bashkepunetori infiltrues

Në një moment grupi investigativ dërgon një shqiptar.  Një shqiptar, i cili mendohet se është dhe kontrolluesi i zonës, bien në gjurmët e tij. E merr informatorin si një person që do të marrë në kontroll rrugën dhe e kërcënon të largohet duke i thënë që të mos dukej më atje.

3

Bashkepunetorja e infiltruar

Më pas grupi investigativ çon një bashkëpunëtore shqiptare e cila hiqet sikur do të ushtrojë prostitucionin në atë rrugë.

Vajza kryen veprimet të njëjta  siç bënte prostituta shqiptare më e paguar në atë rrugë, dhe që është vajza me të cilën zhvilluan bisedën në motel.

Për ta bërë më të bindshme bashkëpunëtori shqiptar bën sikur është protektori i saj duke i thënë me zë të lartë “Për cdo problem jam këtu?

S’kalojnë shumë dhe vjen vajza prostitutë e cila kishte deklaruar më parë se paguante 1 mijë euro për vendin. Ajo e kërcënon me shufër hekuri dhe i kërkon të largohet sa më shpejt.

 Prostituta: Nuk më intereson fare ik që tani ti dhe ajo bashkë

Zhduku tani se ta hapa kokën ty dhe asaj. Zhduku që ta bëra copë atë dhe makinën

 Më pas në zonë vjen dhe një tjetër shqiptare prostitutë.

Dy vajzat nisin ta kërcënojnë bashkëpunëtoren duke i kërkaur të largohet medoemos. Madje  dhe e rrahin.

Në këtë moment ndërhyn  policia.  

Për të parë emisionin klikoni këtu

 

 

456

7   

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.