Lajmet e fundit

Investitorët e huaj i kërkojnë Qeverisë veprime konkrete e jo deklarata

Ekonomia e Kosovës vazhdon të sfidohet nga disbalanci i madh tregtar, niveli i lartë i korrupsionit dhe, furnizimi jo i qëndrueshëm me energji elektrike, të cilat i pengojnë investitorët që të investojnë në Kosovë.

Kështu u tha në konferencën për investimet e huaja në Kosovë. Këto shqetësime u ngritën nga investitorët e huaj, të cilët kërkuan nga Qeveria e vendit që të krijojë ambient të sigurt për investitorët e huaj duke kaluar nga deklaratat në veprime konkrete.

E ministri i Financave Avdullah Hoti i garantoi investitorët se po punojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt për investime.

Ai tha se agjenda e zhvillimit ekonomik, mbetet prioritet i qeverisë.

“Iu siguroi se do të jemi të kujdesshëm, në ndryshimin e politikave fiskale”, tha ai./Kp

Leave a Reply

Your email address will not be published.