IPKO sot e ka bërë hapjen e dyqanit të saj të katërt zyrtar në kryeqytet – një hapësirë të re për ofrimin e përvojës më të mirë të teknologjisë, produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
Pas zgjerimit të madh të cilin IPKO e ka bërë me fillimin e operimit në telefoninë mobile me 17 dyqanet e saj zyrtare nëpër qendrat kryesore të Kosovës, tani po e bën edhe zgjerimin me pika të reja të shitjes në kryeqytet dhe vendbanime tjera anembanë vendit.
Nesër, IPKO e bën edhe hapjen e dyqanit tjetër të ri në Malishevë, i cili do të pasohet edhe me dyqane të tjera nëpër komunat e tjera të vendit.
“Duke e ditur se IPKO po rritet çdo ditë e më shumë me infrastrukturë, rrjet mobil dhe fiks, dhe numër të përdoruesve në çdo segment, ne kemi dashur që këtë zgjerim rekord të kompanisë ta kombinojmë edhe me zgjerim të rrjetit tonë të dyqaneve, numër të ri të punëtorëve dhe afrim sa më të madh me komunitet. Zgjerimi i kompanisë IPKO do të vazhdojë, dhe ne do të jemi sa më afër përdoruesve tanë të cilët produktet, shërbimet dhe teknologjinë tonë do ta kenë shumë afër dhe gjithnjë në dispozicionin e tyre” ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.
“Për ne është shumë me rëndësi që sa më shumë përdorues të IPKO-së ta marrin përvojën më të mirë të produkteve dhe shërbimeve tona, në sa më shumë vende që të jetë e mundur”
Dyqanet e reja në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë dhe Rilindja Kombëtare në Malishevë i shtohen 17 dyqaneve ekzistuese të kompanisë IPKO, si dhe rrjetit të saj prej 3000 pikave të tjera të shitjes që përfshijnë distributorët e autorizuar, dyqanet dhe kiosqet tjera tregtare si dhe rrjetin e saj të shitjes së personalizuar për biznese, për çdo komunë.