Të paktën 12 000 kandidatë, përfshirë më shumë se 1 100 gra, janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare, në përpjekje për të zënë 290 vendet në parlamentin e Republikës Islamike.
”Pas mbylljes së regjistrimeve dje në mbrëmje, numri i kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 26 shkurtit të vitit të ardhshëm për 290 vendet në parlament, u rrit mbi 70 për qind në krahasim me zgjedhjet e vitit 2012 duke arritur në 12 000”, tha Ministria e Brendshme iraniane me anë të një komunikate.
Ndërkohë, numri i grave pretendente për një vend në parlament është më shumë se trefishuar.(kp)