Irani ‘ka hapur një kapitull të ri’ rreth marrëdhënieve të saj me botën, është shprehur presidenti Hassan Rouhani disa orë pasi sanksionet ndërkombëtare u hoqën.
Kjo deklaratë u bë pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore tha dje më herët gjatë ditës, se Irani i ka përmbushur përkushtimet e veta të parapara me marrëveshjen atomike, në të cilën theksohet tërheqja e sanksioneve kundër Iranit në këmbim për kufizim të programit bërthamor Iranian, shkruan BBC, transmeton Kosovanews.
Sanksionet e OKB-së, SHBA-ve dhe BE-së e kanë goditur Iranin për vite me rradhe, ndërsa tani e tutje Irani do të vazhdojë të jetë nën inspektimin e ndërkombëtarëve, transmeton Kosovanews.