Investimete hueja direkte asht tema që u diskutue sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për të cilën Kryeministri i vendit Isa Mustafa, foli për randësine e organizimit të nji tryeze të tillë dhe gjetjes së rrugëve për tërheqjen e investimeve.
Se mungesa e ligjit për investime strategjike ka lanë mbrapa Kosovën në konkurrimin e saj për tërheqjen e tyne krahas vendeve të rajonit, e pranon edhe vetë Kryeministri.
Nuk asht vec mungesa e ligjit ajo që ka lanë Kosovën mbrapa vendeve të rajonit për investime, por edhe korrupsioni. Për këtë, kryeminsitri sheh nevojën e shtimit të gjyqtarëve, si nji nga rrugët që Kosova me u ba vend i besushëm për investitorët.
Ndërsa Ministra e Tregtisë dhe Industrisë foli për reformat e marra për përmirësimin e ambientit në Kosovë dhe etapat në të cilat ka kalue vendi.
Bajrami shtoi se reformat e ndërrmara në vitin 2015 kanë ndikue në ngritjen e investimeve të cilat kapin shumën prej 270 milion eurove. MInistrja asht optimiste se kjo shumë ka me shkue deri në 400 milion euro si rezultat i ndryshimit të pakos fiskale.
Në këtë tryezë, ekspertët e makroekonomisë dhe njohës të çashtjeve të ndryshme diskutuen edhe për procesin e privatizimit, resuset njerëzore e natyrore në terheqjen e investimeve.
https://www.youtube.com/watch?v=7H0_tipYFyU