Lajmet e fundit
“Isa Mustafa, na e ndau Rugovën”

“Isa Mustafa, na e ndau Rugovën”

Ramush Haradinaj, u ka premtuar banorëve të zonës kufitare me Malin e zi, se nuk do të jetësohet marrëveshja aktuale për demarkacionin me Malin e zi. Ajo do të korrigjohet dhe kufiri do të kthehet atje ku qenë gjithmonë.

Një grup prej rreth 20 përfaqësuesish të vendbanimeve kufitare me Malin e Zi, sot në Prishtinë kanë zhvilluar një takim të gjatë me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Ata kanë dhënë detaje të pakundërshtueshme për kompromentimin e procesit të demarkacionit me Malin e zi. Qytetarë të moshuar të kësaj ane, kanë folur për zhdukjen e varrezave të shqiptarëve në Kullë, dhe kanë deklaruar se me marrëveshjen për Demarkacionin, është ndarë Rugova për gjysmë.

Mesazhi i këtyre përfaqësuesve, të cilët në takim me Haradinajn, kanë deklaruar se flasin në emër të qytetarëve të asaj ane, ishte se pavarësisht prej çmimit që duhet paguar, nuk do të lejojnë që Mali i Zi, siç u shprehen ata, t’iu merren tokat dhe varret.

Përfaqësues të kësaj zone kufitare, u kanë bërë thirrje deputetëve, që si të zgjedhur të popullit që janë, edhe t’i mbrojnë interesat e popullit dh e të mos votojnë për ndarjen e Rugovës dhe copëtimin e Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka thënë banorëve të kësaj ane, se kufiri nuk është çështje partiake dhe se ata duhet të bisedojnë më të gjithë. Ai u ka premtuar atyre, se do të bëjë të pamundurën që kufiri të caktohet drejt dhe ata që e kanë bërë këtë ngatërresë, krejtësisht të panevojshme, ta marrin dënimin e merituar.

“Mjerë ata që i lëçitë populli”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.