Isa Mustafa nuk ka probleme me euro të qytetarëve, sepse e mba afër Vloren…
Më 28 gusht të këtij viti, kryeministri Isa Mustafa, pasi e shkatërroi Kosovën me marrëveshjet në Vjenë dhe Bruksel, vendosi ta mbajë sa më afër këshilltaren e tij, Vlora Dumoshi, e cila në kundërshtim me ligjin udhëtonte me Bussine-Class Bileta, të paguara me paratë e qytetarëve të Kosovës.
Derisa ministri Blerand Stavileci, me zv/ministen e tij udhëtonte në klasën ekonomi, Isa me Vlorën kishin vendosur të paguajnë ulësen për bussines. Në këtë garë , se kush më shumë po zhvatë në kurriz të qytetarëve të këtij vendi, u ngut edhe madhështia e tij, Skënder Hyseni, minister i Punëve të Brendshme, i cili njihet për shpenzimet marramendësë me taksat e qytetarëve të Kosovës, dhe atë për verëra të kushtueshme, bileta, darka e dreka.
Duket sikur nuk mjafton fakti që kemi 22 ministra, të cilët për çdo ditë po e rjepin shtetin e Kosovës, e në këtë shtet-zhvatje kyçen edhe shefat, pardon, shefet e kabinetit, të cilat “solidarizohen” me shefat e tyre dhe me “shefat e shefave”, gjithnjë në kurriz të popullit, duke ua paguar e duke paguar me trefishin e çdo fature dhe gjithnjë nga hambari i majmë, taksat e qytetarëve të këtij vendi.
Nderkaq, se si e çka e ka këshilluar Vlora Isen, veç Zoti e di, por se çfarë marrëveshjesh ka nënshkruar Isa, këtë krejt Kosova e ka marrë vesh. Në fund edhe fakti.
Numri i këtij fluturimi në kurriz të njerëzve të këtij vendi është 0S777. Ata që duan të hulumtojnë më shumë këtë salltanet qeveritarësh që përditë po shesin parcella të Kosovës e po bëjnë kompromise mbi fatin e këtij populli, mund të hulumtojnë.